ANEP i bashkohet nismes Ta Pastrojmë Shqipërin

 

ANEP-Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit iu bashkua nismës “Ta Pastrojmë Shqipërin” organizuar nga Green Line. Aksioni filloi në orën 09:00 dhe u shtri në  zonën e Medreses duke përfshirë shumë vullnetarë të cilët grumbulluan më shumë se 80 thasë me mbetje urbane. Duhet të falenderojmë Shkollën 9-Vjeçare ” Misto Mano”  dhe Medresen e Tiranës të cilat u bashkuan ne aksionin tonë me nxënësit dhe stafin e tyre. Nxënësit e Shkollës “Misto Mano” realizuan dhe lyerjen e pemëve në afërsi të shkollës së tyre.