Dita Boterore e Maleve te Pastra

“ KEEP YOUR MOUNTAINS CLEAN ” ishte aktiviteti i rradhës që ANEP (Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit) per te dytin vite realizoj në kuadër të Ditës Botërore të Maleve të Pastra. Ditën e marte me 26 gusht 2014 ANEP organizoi një aksion mjedisor për pastrimin e tarracës së Malit të Dajtit nga mbetjet e ngurta urbane. Mali i Dajtit është një zonë e rëndësishme shlodhjeje, argëtimi, pushimi dhe sportive për popullsinë e Tiranës. Janë të shumta aktivitetet që realizohen në Dajt qoftë individuale apo në grupe të vogla, aktivitet të cilat shpesh bëhen shkak për ndotjen e Dajtit. Shumë vizitor sidomos ata që realizojnë piknike të ndryshme bëhen burim ndotës të tarracës së Dajtit pasi nuk kujdesen që mbetjet e krijuar nga ata ti pastrojnë dhe ti hedhin në vendin e përcaktuar, por i lënë ashtu në mjedise të hapur dhe të shpërndara. Qëllimi i këtij aksioni përveç pastrimit të mjedisit ishte dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe ambientit që na rrethon,.por edhe institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij parku.
Vullnetarët e ANEP punuan gjithë paraditën e dates 26 gusht duke grumbulluar 3 m3 mbetje, në thasë plastike.