Gjykata Braziliane: Eterniti duhet të paguajë!

Gjykata Braziliane: Eterniti duhet të paguajë!

nga Laurie Kazan-Allen

Javën e kaluar gjyqtari Raquel Gabai de Oliveira i Gjykatës së Punës nr. 9 në Sao Paulo, vendosi që Shoqata Eternit, duhet të paguajë shpenzimet e kujdesit shëndetësor të ish-punëtorëve të saj nga fabrika e asbest- çimentos në Sao Paulo; fabrika ka zhvilluar aktivitetin e saj nga viti 1939 deri në vitin 1993. Ky aktgjykim ishte një ndër vendimet më të mëdha të marra nga gjykata për dëmet kolektive dhe morale të shkaktuara ( të ngjashme me ndëshkimet në SHBA ), si dhe nga Ministria Publike dhe e Punës së Brazilit, e cila  pranoi se kompania ishte përgjegjëse për vendet e punës të ekspozuara ndaj rrezikut të asbestit në uzinën Osasco, ndër uzinat më të mëdha të Eternitit dhe asbest- çimentos në Amerikën Latine. Ligji për kujdesin shëndetësor duket sikur është përgjithshëm, në varësi vetëm të numrit të kërkesave të paraqitura, nga 8000  punëtorë apo më shumë, nga impianti i cili mund të kualifikohen për ndihmë. Si rrjedhim, gjykata vendosi një urdhër për kompaninë që të paguajë 1 miliardë reais (~ US $ 420 milion ) si dëmshpërblim moral dhe kolektiv.

 

 

Qindra njerëz të punësuar në këtë qendër industriale janë prekur nga sëmundjet e shkaktuara nga asbesti, si asbestozë , mesothelioma , asbesti i lidhur me sëmundjet kancerogjene. Eliezeri João de Souza , president i Shoqatës Braziliane të Pambrojtur nga Asbesti ( ABREA ), është një prej tyre. Duke komentuar mbi këtë rast , ai u shpreh:

“Ne ishim të befasuar nga një vendim i tillë i shpejtë, në më pak se një javë pas ngritjes së këtij problemi nga shoqëria civile. Në të njëjtën kohë, ne shpresojmë se drejtësia më në fund do të vendoset. Një aspekt me rëndësi, që duhet të theksohet në këtë vendim është vlerësimi i punës së vështirë të ABREA -s gjatë 17 viteve të fundit. ABREA ka organizuar njerëzit vulnerabël dhe të pambrojtur nga asbesti dhe kjo vlen veçanërisht për anëtarët tanë; kjo nuk vlen për punëtorë që nënshkruan një marrëveshje jashtëgjyqësore me uzinën e eternitit. Ata nuk besuan në fuqinë kolektive të organizatës tonë dhe kështu vendosën të ndërmarrin veprime të njëanshme. Është  për tu vlerësuar fakti që gjykata pranoi meritat e kësaj çështjeje. Duke vepruar kështu gjykata i ka dhënë fund “padukshmërisë” së viktimave të asbestit dhe ka pranuar të drejtat tona kushtetuese si qytetarë të Brazilit”.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve Publike, vendimi përcakton se të gjithë punëtorët e ish- fabrikës së eternitit Osasco, të cilët tashmë nuk marrin kujdes shëndetësor nga kompania, tani duhet të jenë nën mbikëqyrje mjekësore gjatë gjithë jetës, duke përfshirë ilaçet, ushqimet dhe trajtimi psikologjik, terapi fizike dhe kostoja e mjekimit. Gjykata përcaktoi se paratë do të ndahen nga institucionet publike, të tilla si fondacione, spitalet dhe klinikat që ofrojnë kujdes shëndetësor dhe mbështetje për punëtorët. Një gjobë deri në 50.000 reais ( ~ US $ 20,000) për punëtor do të vendoset ndaj kompanisë nëse ajo nuk përmbush detyrimet e përcaktuara. Kompania ka të drejtën e apelimit të këtij vendimi.

Kur u dha ky lajm, vlera e aksioneve të eternitit ra mbi 4.3 %. Një artikull në faqen e internetit Bloomberg vlerësonte se dispozitat e kujdesit shëndetësor urdhëruar nga gjykata mund të kushtojnë deri në 1 miliardë reais ( US $ 420 milion ); vlera e sotme e tregut e  uzinës EternitS.A.është 853.8 milion reais (US $ 359 milion).

Rasti i sjellë nga Ministria e Punëve Publike u frymëzua nga puna pioniere e prokurorëve publikë në Itali, të cilët shpenzuan më shumë se një dekadë kërkimesh për një rast kundër fabrikave shumëkombëshe të eternitit të cilat kanë vepruar në Itali. Në një vendim historik që u dha në shkurt të vitit 2012, Gjykata e Torinos bëri përgjegjës drejtuesit e Grupeve Eternit në Zvicër dhe Belgjikë për vdekjet në qytetet italiane ku funksiononi fabrikat e Asbestit Eternit – çimentos. Edhe pse ky rast do të apelohet, është e qartë se e njëjta rrymë po kalonn tashmë nëBrazil. Vendimi i Gjykatës sëSao Pauloështë një manifestim i së vërtetës së pamohueshme të parrullës së ABREA-s : “Amianto Mata” ( Azbesti Vret ) . Ndërsa ne presim vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me antikushtetushmërinë të “kontrollit të përdorimit të asbestit” nëBrazil, do të jetë mirë nëse gjykata të mbaj mend këtë të vërtetë.

28 gusht 2013                      Përshtatur në shqip nga : MSc Ilda Demollari