Koncert Simfonik i Orkestrës së RTSH-së-Dita Botërore e Mjedisit.

Në Kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit u organizua dje një Koncert Simfonik nga Orkestra e RTSH-së në sallën e Akademisë së Arteve. Harmonia që ofron muazika na kujton që duhet te jemi bashkë, të kordinuar dhe të vendosur për të bërë më të mirën për “shtëpinë” tonë të përbashkët. Dëshirojmë të falenderojmë drejtorin e Orkestrës Z. David Tukiçi për mundësin që na krijoj për të përcjellur mesazhin tonë edhe n.p.m gjuhës së muzikës.

Çdokush prej nesh me zgjimin e mëngjesit, zgjon dhe ëndrrat, shpresat, dëshirat dhe I merr me vete përgjatë ditës. Mundohemi t’i japim zë asaj pjese të heshtur të shpirtit e luftojmë kaq shumë që t’I realizojmë. Sikur t’I bashkonim të gjitha ëndrrat e frymorëve të këtij planeti do të kishim energji pozitive sepse dëshira është dashuri për diçka të fuqishme dhe kaq shumë dashuri për planetin që na ka huazuar veten për të mbijetuar. Atëherë t’I falim përkujdesje do të thotë të kujdesemi për trashëgimninë e rracës njerëzore. Nuk duhet ta konsiderojmë veten superiorë por të jemi bashkëpunues dhe të ndalojmë këtë çmenduri e etje për shkatërrim që ka pushtuar ethshëm planetin. Pra nëse kemi shumë ëndrra njëra prej tyre duhet t’I kushtohet kujdesit për tokën. Në botë flitet, veprohet për emergjencat që prekin ëndrrën tonë, atë të një planeti të shëndetshëm, jo për ne, jo për token, por për të ardhmen e njerëzimit, sepse planeti është I aftë të riciklojë veten, por ne nuk e kemi as luks e as këtë pushtet. Mos të lejojmë që lumenj të tërë mbetjesh të pushtojnë rrugët , shtëpitë, ujërat tona. Të përdorim mbetje të riciklueshme që t’I japim frymëmarrje tokës.
Ndaj është detyra jonë të sensibilizojmë dhe paralajmërojmë për katastrofat që na presin. Shenjat kanë kohë që janë dhënë. Ndaj bashkoni dhe ju ëndrrën tuaj me atë të 7 miliard banorëve të kësaj toke. Bashkojuni zërit tonë. Planeti po rënkon. Është koha të veprojmë. Dhe është tani! Numërimi mbrapsht ka filluar.