Mali i Dajtit: çdo vit e më i pisët. ANEP, ambjentalistët mbledhin 100 thasë me mbeturina

ANEP- Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit organizoj me 26.08.2015 “Keep Dajti Mountain Clean” në kuadër të Ditës Botërore të Maleve të Pastra. Ky ishte viti i tretë që Anep organizon aktivitete të ndryshme në kuadrin e kësaj dite, por këtë vit Dajti ishte më i pistë se vitet e tjera. Vullnetarët e ANEP dhe të rinj të tjerë të apasionuar pas natyrës pastruan tarracën e Dajtit duke grumbulluar më shumë se 100 thasë me mbetje. Grumbullimi i mbetjeve u realizua në mënyrë të diferencuar, ku dominonte në mënyrë të ndjeshme plastika, por gjeje dhe material të tjera. Gjetëm dhe shumë mbetje të grumbulluara dhe fshehur thellë mes pyjeve në afërsi të tarracës. Grupi i vullnetrëve i përbër nga 22 persona, pas aksionit në tarracën e Dajtit, filloj një ngjitje nga tarraca deri tek Maja e Tujanit rreth 1500 m mbi nivelin e detit, me synimin për të promovuar turizmin e ngjitjes së terreneve malore dhe ecjeve në natyrë. Këto aktivitete kishin si qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e popullsisë për rëndësin e maleve dhe zhvillimin e qëndrushëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetesës së njerëzve.