“Mjedisi i pastër sot shëndet i mirë nesër”

Vullnetaret e ANEP ne bashkepunim me Gjimnazin “Ibrahim Rugova” Kamez organizuan me 24.01.2015 aktivitetin “Mjedisi i pastër sot shëndet i mirë nesër”
Ky aktivitet kishte si qellim ndergjegjesimin e nxenesve ne mbajtjen paster te ambjenteve te perbashketa ne vecanti dhe te mjedisit ne pergjithesi. Gjate takimeve ne klasa u vu theksi se te gjithe duhet të bëjnë përpjekje për mbrojtjen e mjedisit.
Kujdesi ndaj mjedisit dhe si rezultat ndaj mbeturinave duhet të konsiderohet nga te gjithe obligim dhe sjellje e mirë në shoqëri.
Vullnetaret ne te gjithe klasat vendosen postera me mesazhin “Mjedisi i pastër sot shëndet i mirë nesër”gjithashtu pastruan gjithe mbetjet qe nuk ishin hedhur ne vendin e caktuar.