Njoftim per Shtyp- JO NAFTËS – NDALO SHPIMIN NE DETIN ADRIATIK

JO NAFTËS – NDALO SHPIMIN NE DETIN ADRIATIK

Një angazhim i përbashkët për të ardhmen e detit Adriatik

Janë 29 makro- zona në një total prej 36.823 km2 për t’u investiguar për shpim të detit Adriatik kroat për kërkim të naftës dhe gazit. Në brigjet italiane, zonat e destinuara për eksplorim të hidrokarbureve përmblidhen në 12.000 km2 me 6 platforma nafte tashmë aktive. Në pjesën italliane të detit Adriatik të veriut gjenden 39 mandate për nxjerrjen e gazit, të cilat mbulojnë 70% të furnizimit të Italisë me gaz metan.
Drejtimi i marrë nga Kroacia, Italia dhe vende të tjera të Adriatikut, i justifikuar si nevojë ekonomike dhe energjetike kombëtare, është dritëshkurtër dhe anakronike. Shuma e pritur e hidrokarbureve, në fakt, do të kontribuonte shumë pak në pavaresinë ekonomike dhe energjitike të shteteve. Pjesa më e madhe e të ardhurave dhe në këtë mënyrë edhe përfitimeve, do të shkonte për kompanitë private, ndërkohë të gjitha dëmet do të mbuloheshin nga komunitetet e prekura.
Me karakteristikat e nje deti te mbyllur, Adriatiku ka një mjedis shumë të ndjeshëm, ekosistemet e pasura të të cilit janë tashmë të prekura. Aktivitetet e reja të eksplorimit dhe shfrytëzimit duhet të merren parasysh në këtë kontekst, duke kushtuar vemendje tek të gjitha ndikimet e tyre jo vetëm mbi ekosistemin detar, por edhe mbi aktivitete me vlerë të rëndësishme për vendet e Adriatikut, të tilla si peshkimi dhe turizmi. Për më tepër, tema e sigurisë në aktivitetet e nxjerrjes rregullohet nga Direktiva për sigurinë e operacioneve të naftës dhe gazit në det të hapur (Direktiva 2013/30 / BE), e cila kërkon forcimin e kushteve të sigurisë mjedisore gjatë operacioneve detare në fushën e hidrokarbureve. Po aq e rëndësishme është Direktiva e ne Kuadër të Strategjisë Marine (Direktiva 2008/56 / KE), e cila parashikon, ndër të tjera, objektivin e arritjes së një statusi të mirë mjedisor të detrave deri në vitin 2020, si dhe vlerësimin e impaktit kumulativ të të gjithë aktiviteteve në mënyrë që të sigurohet një qasje e integruar në ekosistemit detar.
Direktiva 2014/89 / BE, duke krijuar një kornize për planifikim hapësinor detar, bën thirrje për themelimin e bashkëpunimit ndër-kufitar. Për më tepër, një pjesë e madhe e Adriatikut plotëson kriteret e Zonave Detare të Konsiderueshme Ekologjikisht ose Biologjikisht të Konventës për Diversitetin Biologjik, pra Adriatiku i veriut, Jabuka /gropa Pomo dhe ngushtica mes Adriatikut jugor dhe Jonit.
Për të arritur këto objektiva, ne angazhohemi për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet gjithë organizatave dhe shoqatave nga vendet e Adriatikut, si dhe përfshirjen tonë me palët institucionale,politike dhe ekonomike të përshtatshme. Në dritën e konsideratave të mësipërme, ne jemi dakord për një program në shkallë të gjerë mbrojtëse të detit Adriatik që shkon përtej kufijve kombëtarë dhe angazhohet për objektivat specifike të mëposhtme:
- Ndalimi i nxjerrjes së naftës në mënyrë që të zgjidhet një zhvillim i ndryshëm ekonomik, social dhe mjedisor për zonën;

- Thirrja për një Vlerësim Strategjik Mjedisor ndërkufitar që përfshin të gjitha vendet bregdetare me qëllim vlerësimin e ndikimit kumulativ te aktiviteteve të tyre të planifikuara dhe të vazhdueshme të eksplorimit dhe shfrytëzimit të naftës dhe gazit.

- Promovimi i një ekonomie pa “energji fosile” për një të ardhme të efektshme, të pastër e me energji te rinovueshme, në të cilën sektorët e rinj ekonomikë, të aftë për të krijuar vende të reja pune, do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme.

Ne inkurajojmë veprimet vendimtare kundër ndryshimeve klimatike dhe do të kërkojmë një angazhim të fortë të komunitetit ndërkombëtar gjatë seancës së ardhshme të 21-të të Konferencës së Palëve të Kombeve të Bashkuara në Kuadër të Ndryshimeve Klimatike (COP21) që do të mbahet në Paris në dhjetor të vitit 2015; për të nisur një iniciativë të gjerë mjedisore me qëllim bashkimin e njerëzve nga vende të ndryshme që kanë të përbashkët historinë lidhur me detin Adriatik dhe për të cilët trashëgimia natyrore dhe kulturore e zonës është me interes dhe rëndësi të madhe; për të nxitur mbrojtjen e biodiversitetit detar duke inkurajuar praktikat e qëndrueshme të peshkimit dhe promovimin e konceptit të turizmit detar fokusuar në qëndrueshmërinë e mjedisit; për të lehtësuar angazhimin aktiv të të gjithë njerëzve në çështjet mjedisore të detit Adriatik.

 

Mbeshtesin kete manifestim:

ADP-ZID (Montenegro), AdriaPAN – Adriatic Protected Areas Network, ANEP (Albania), Association de volontariat Touiza de la wilaya D’Alger (Algeria), Centar za zivotnu sredinu – (Bosnia Herzegovina), CNA Balneatori, Italian Coalition Paris 2015 – (ACLI, AIAB, AIIG, ARCI, ARCI CACCIA, ARCI SERVIZIO CIVILE, ASUD, AUSER, CEVI – CENTRO DI VOLONTARIATO INTERNAZIONALE DI UDINE, CGIL, CIA, COLDIRETTI, CTS, FEDERCONSUMATORI, FIAB, FIOM, FOCSIV, FONDAZIONE CULTURALE RESPONSABILITA’ ETICA, FORUM ITALIANO DEI MOVIMENTI PER L’ACQUA, GREENPEACE, ISDE-MEDICI PER L’AMBIENTE, ISTITUTO NAZIONALE URBANISTICA – INU, ITALIAN CLIMATE NETWORK, KYOTO CLUB, LA NUOVA ECOLOGIA.IT, LEGA PESCA, LEGAMBIENTE, LINK, LIPU, LUNARIA, MAREVIVO, MOVIMENTO CONSUMATORI, MOVIMENTO DIFESA CITTADINO, OXFAM, PRO NATURA, RETE DEGLI STUDENTI MEDI, RETE DELLA CONOSCENZA, RETE PER LA PACE, RINNOVABILI.IT, RSU ALMAVIVA, SALVIAMO IL PAESAGGIO, SBILANCIAMOCI, SI’ RINNOVABILI NO NUCLEARE, SLOW FOOD ITALIA, SPI – CGIL, TOURING CLUB ITALIANO, UIL, UISP, UNIONE DEGLI STUDENTI, UNIONE DEGLI UNIVERSITARI, WWF ITALIA), Coalition S.O.S. for the Adriatic (Greenpeace Croatia, Green Action / Friend of the Earth, WWF Adria, Sunce, Green Istria), Consorzio Balneatori Marina di Levante – Viareggio, Donnedamare, Ecodes (Spain), Energia per l’Italia, France Nature Environnement (France), FOCUS (Slovenia), Green Italia, Greenpeace Slovenia (SLOVENIA), GREEN HOME (Montengero), LEGAMBIENTE VLORE (Albania), Lega Pesca, Mediterranean Center for Environmental Monitoring (Montenegro), Osservatorio Balcani Caucaso, Rete Imprese Marina del Parco di Viareggio, Skupina 85, SIB – Confcommercio (Sindacato Italiano Balneatori), Zona22

Pergatiti: Kristi Aleksi