ORA E TOKËS DHE SFIDA PËR NDRYSHIMIN E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Më 25 shkurt 2015, Ora e Tokës, fillon ndërmarrjen e sfidës mjedisore më të madhe të vitit , duke u fokusuar në problemin mbarëbotëror aktual -  ndryshimi i klimës. Kjo lëvizje botërore, ka si synim këtë vit, të ngrejë zërin për të ndryshuar ndryshimin e klimës.

 

Edicioni i nëntë i Orës së Tokës, nis në 20:30, me orën lokale në mbarë globin, të shtunën e 28 marsit, të këtij viti. Kur Ora e Tokës të mbërrijë, do të përfshijë gjashtë kontinente në botë, duke bashkuar këto komunitete nën të njëjtin veprim, problemet e ndryshimeve të klimës.

 

Edhe para orës, organizatorës e Orës së Tokës janë duke punuar me qytetarët, politikëbërësit dhe bizneset për të ndaluar ndryshimet e klimës, në mbi 120 vende. Në këtë aksion janë përfshirë edhe këshilltarët qeveritarë në Nepal për të lehtësuar qasjen e përdorimit të energjisë diellore për përdorimin në banesat e qytetarëve, rritjen ndërgjegjësimit ndaj ndryshimeve klimatike në shkollat europiane dhe afrikane, si dhe puna me fermerët dhe peshkatarët në Australi e Kolumbi.

 

“Ndryshimi i klimës nuk është vetëm çështje e orës, është çështje e një gjenerate,” u shpreh Sudhanshu Sarronwala, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Earth Hour Global Ltd. “Ora e tokës është lëvizja më e qëndrueshme që bashkon në një qëllim të vetëm shumë njerëz në mbarë botën, fokusuar në problemet e klimës. Fikja e dritave për një orë është dicka, por veprimet e miliona njerëzve gjatë gjithë vitit ndihmojnë për të gjetur zgjidhjen që kërkohet për të ndryshuar ndryshimin e klimës.”

 

Ndërtesat më të famshme në botë, sërish do të fikin dritat gjatë Orës së Tokës, ndërkohë që mbështetësit e Orës së Tokës do të promovojnë zgjidhjet për të ndryshuar ndryshimin e klimës. Nga nisma “Kredia e Orës së Tokës”, që mbështet instalimin e paneleve për shfrytëzimin e energjisë diellore, e deri tek nisma “Pyjet e Orës së Tokës”, që mbështet luftën kundër shpyllëzimit, Ora e Tokës është në qendër të përpjekjeve botërore për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme, legjislacionin për klimë miqësore, edukimin dhe praktikat e biznesit për përgjegjësi mjedisore.

 

Vetëm në vitin 2014, mbështetësit e Orës së Tokës, mblodhën fonde për mbjelljen e miliona pemëve, për nxitjen e përdorimit të karburantit-efikas për ngrohje në mijëra shkolla dhe reduktimin e gjurmës së karbonit.

 

“Ndryshimi i klimës nuk njeh kufij dhe askënd. Lëvizja e klimës është mundësuar nga njerëzit dhe ka një shtrirje masive për një qëllim urgjent,” shtoi Sarronwala.

 

Që nga viti 2007, Ora e Tokës ka mobilizuar bizneset, organizatat, qeveritë dhe qindra miliona individë në mbi 7000 qytete dhe 162 vende për të vepruar për një të ardhme të qëndrueshme. Si një dritare e mundësisë për të zvogëluar ndryshimet klimatike, Ora e Tokës është një nismë universale për nxitjen e zgjidhjeve nga vetë njerëzit, për të ndryshuar ndryshimin e klimës.

Ora e Tokës 2015 do të festohet më 28 mars 2015, e shtunë në orën lokale 20:30-21:30.

Përgatiti: Ilda Demollari