Pyetje te bera me shpesh mbi Earth Hour 2015

RRETH EARTH HOUR

Cfare eshte Earth Hour?

Earth Hour eshte nje levizje mjedisore globale e WWF. Si nje nga fushatat e para te ndryshimit te klimes, eshte rritur nga nje event simbolik ne vetem nje qytet ne levizjen baze me te gjere ne bote ne mbi 7,000 qytete dhe 162 shtete dhe territore, te financuara nga individe, biznese, organizata dhe qeveri per te gjeneruar te mira mjedisore.

Meso me shume mbi Earth Hour ne www.earthhour.org

Si lidhen Earth Hour dhe WWF?

Earth Hour eshte nje nisme e WWF. Ne 2007, WWF nisi Earth Hour si nje fushate me burime te hapura per te bashkuar nje seksion te gjere te shoqerise ne ceshtjet mjedisore me te cilat bota perballet dhe per te lejuar komunitete e organizata ne shtete te ndryshme te behen pjese e nje levizjeje globale per te mbrojtur planetin tone.

Cili eshte fokusi i Earth Hour 2015?

Duke qene se nevoja per ndryshime klimatike eshte urgjente, Earth Hour 2015 do te fokusohet ne perdorimin e energjise qe levizja gjeneron per te inspiruar ndryshimin e ndryshimeve klimatike. Earth Hour, ne me shume se 120 shtete rreth botes, fokusohen ne promocionin e aksioneve dhe te qenit i informuar mbi tema te lidhura me klimen si pershembull ushqimin dhe agrikulturen e qendrueshem, legjislacionin miqesor me klimen, energjine e riperteritshme, edukimin mbi klimen dhe projekte mbi mbrojtjen e saj.

Cfare do te kete ndryshe ne Earth Hour 2015?

Si cdo vit, Earth Hour 2015 do te markohet nga evente e aktivitete duke perfshire fikjen e dritave per te shenjuar naten e Ores se Tokes. Nata e 28 marsit 2015 do t’i sherbeje botes per te kujtuar se qytetare rreth e rrotull globit kerkojne aksion mbi ndryshimin e klimes. Ky event mbledh sebashku individe, komunitete, biznese, qeveri per te ndermarre nje aksion konkret per planetin- nje fillim, nje vijimesi e nje kulminacion te zotimit te tyre per ta bere Oren e Tokes oren e ndryshimit te vertete.

Si e ben ndryshimin fikja e dritave?

Fikja e dritave eshte nje veprim simbolik, hapi i pare i ndermarrjes se nje aksioni per planetin tone. Nderkohe qe Earth Hour nisi si nje event i fikjes se dritave ne Sidney ne 2007, eshte rritur ne nje levizje me aksione te financuara nga individe, biznese, organizata, qeveri  per te gjeneruar te mira  mjedisore –ndryshimet qe prekin politikat mjedisore nepermjet peticioneve  dhe financimin nga ana e turmes per projekte te WWF rreth botes mbi mbrojtjen e klimes. Qellimet tona per 2015 perfshijne lobimin per legjislacionin mbi  aksesin e energjse diellore ne Nepal, rritja e ndergjegjesimit mbi ndryshimet  klimatike ne shkollat ne Europe e Afrike dhe te punuarit me fermere e peshkatare ne Australi e Kolumbi per te promovuar nder te tjera agrikulturen e peshkimin e qendrueshem. Mbi te gjitha, mbi 120 shtete do te marrin nismen per te ndryshuar ndryshimin e klimes  ne Oren e Tokes kete vit.

Ku dhe kur do te zhvillohet Earth Hour kete vit?

Te  shtunen, me 28 mars 2015 mes 8:30 pm e 9:30 pm ne oren lokale te zones suaj. Vizito www.earthhour.com per te pare se c’ndodh ne vendndodhje te tjera rreth e rrotull botes.

Vitin e shkuar 7,000 qytete e 162 shtete e territore kane marre pjese ne Earth Hour per te treguar perpjekjen e tyre per nje planet te qendrueshem.

 

A ka vertete Earth Hour impakt mbi mjedisin?

Merre  kete ne konsiderate: Galapagos se fundmi u be province e pare ne Ekuador per te larguar cdo gje plasike, mijera familje ne Madagaskar perdorin soba qe kursejne dru dhe WWF –Kine po siguron prej turmes mije zgjidhje per ndotjen e ajrit fale Earth Hour. Keto jane disa prej te mirave qe kjo levizje ka sjelle. Ne 2015 Earth Hour do te perdore fuqine e turmes per te ndryshuar ndryshimet klimatike duke promovuar aksione e nisma ne lidhje me tema kritike si ushqimi dhe agrikultura e qendrueshme, edukimi mbi klimen, projekte mbi klimen dhe konservimin e saj, legjislacioni mbi energjine e riperteritshme e miqesore  me klimen.

Ndryshimi i klimes eshte nje ceshje shume e madhe per ne per te bere nje ndryshim domethenes, si mundet qe suporti i Earth Hour ta beje kete?

Po, ndryshimi i klimes eshte nje ceshtje sfiduese, por eshte e mundur nese cdo person, organizate, shtet vendos te marre nje aksion per te bere ndryshimin. Ajo qe e ben Earth Hour unike eshte shtysa qe u jep njerezve te veprojne mbi ceshjte lokale per te sjelle nje impakt te gjere global.  Merr kete ne konsiderate: Galapagos se fundmi u be province e pare ne Ekuador per te larguar cdo gje plasike, mijera familje ne Madagaskar  dhe Nepal perdorin soba qe kursejne dru dhe WWF –Kine po siguron prej turmes mije zgjidhje per ndotjen e ajrit fale Earth Hour. Te gjitha keto te mira  gjenerojne nga Earth Hour e vitit te shkuar dhe ne 2015 ne kemi si qellim te inspirojme akoma me shume njerez per te vepruar mbi ndryshimin e klimes.

Pse eshte Earth Hour e fokuuar ne ndryshimet e klimes kete vit?

Earth Hour nisi si nje veprim simbolik I fikjes se dritave ne Sindey per te mbledhur bashke njerez e per t’u bere nje thirrje per aksion mbi ceshtje te klimes e ceshtje te tjera mjedisore qe kane impakt mbi planetin tone. Vitin e shkuar Earth Hour eshte shnderruar ne levizjen me te gjere mjedisore, por fokusi mbetet i njejti: te gjeneroje aksione konkrete mjedisore e klimatike duke mobilizuar individe, biznese, organizata e qeveri, te ndryshoje politika mjedisore  te ndryshimit nepermjet peticioneve dhe financimin nga ana e turmes per projekte te WWF rreth botes mbi mbrojtjen e klimes. Ne 2015, ne do te vazhdojme te mobilizojme e te perdorim fuqin e turmes per te ndryshuar ndryshimet klimatike pasi bota ndodhet ne nje moment vendimtar per aksion te klimes. Mbi te gjitha, mbi 120 shtete do te ndermarrin nismen e ndryshimit te ndryshimeve klimatike per Earth Hour kete vit.

Pergatiti: Kristi Aleksi