Shoqata

ANEP – Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit është themeluar në vitin 1999 nga një grup pedagogësh të rinj dhe studentësh të Universitetit të Tiranës. Shoqata ka partneritet me shumë shoqata apo organizma në nivel kombëtar si dhe në nivel ndërkombëtar. Shoqata ka pothuajse 150 vullnetarë. Anëtarët e Shoqatës janë profesorë universiteti, studiues, studentë, etj
ANEP ka ndërmarrë shumë projekte në shumë drejtime si:
− Nxitja e politikave anti-amiant në Shqipëri
− Promovimi i ndërhyrjeve për transportin alternative
− Nxitja e efiçensës së energjisë
− Eleminimin e ndotjes nga dioksinat
− Veprimi kundër ndryshimeve klimatike etj