Shoqata Pro Mjedisit i bashkohet thirrjes së ANEP për organizimin e Koalicionit “Anti-A”

Shoqata Pro Mjedisit  i bashkohet thirrjes së ANEP për organizimin e Koalicionit “Anti-A” të shoqatave mjedisore shqiptare, koalicion i cili do të shprehë përkrahjen e tij për ROCA Position Paper.
ROCA po lobon që në takimin COP6 të Konferences së Roterdamit të votohet PRO futjes në listën e substancave te rrezikshme te 5 substancave qe tashme perdoren vetem ne nje pjese te vendeve ne zhvillim, përfshirë edhe vende të mëdha dhe me peshë si Rusia.